KreuCelebrity

Fedez pranon lidhjen e re, publikon foto duke u puthur me partneren e tij!

Kanë kaluar vetëm disa ditë pas përfundimit të divorcit me Chiara Ferragni, Fedez ka bërë publike lidhjen e tij të re me stilisten milaneze Giulia Honegger. Në një postim në Instagram nga pushimet në Sardenjë, reperi ndau disa foto romantike me Giulia, të cilat përfunduan me një puthje pasionante që ndezi rrjetet sociale.

"Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë."

Pas negociatave të gjata, ylli i muzikës Fedez dhe influencerja e famshme Chiara Ferragni kanë nënshkruar prishjn e martesës, e cila tashmë është paraqitur pranë Gjykatës së Milanos. Burime të afërta konfirmojnë se gjykata pritet të shpallë zyrtarisht divorcin pas gjashtë muajsh.