
Kris Jenner sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pas dyshimeve për përdorim të tepruar të Photoshop-it. Ylli 69-vjeçar i reality-show-t ka ngjallur diskutime pas publikimit të disa fotografive nga festa e 91-vjetorit të nënës së saj. Në imazhet e ndara me ndjekësit, ajo shfaqet elegante e veshur me një fustan të markës luksoze Oscar de la Renta.
Megjithatë, ndjekësit vërejtën diçka të pazakontë: në njërën prej këmbëve, e veshur me sandale të hapura, Kris dukej sikur kishte gjashtë gishta.
Mos ka vërtet gjashtë gishta apo më duket?… Një këmbë me gjashtë gishta? -ishin vetëm disa nga komentet që shpërthyen. Kris deri tani nuk ka reaguar ndaj spekulimeve.

Shumë shpesh familja Kardashian-Jenner është kritikuar shpesh për manipulime të fotove.
-
Ndahet nga jeta farmacisti i njohur shqiptar, Kolec Daja!
7 Gusht, 09:36 -
Horoskopi ditor, e enjte 7 gusht 2025
7 Gusht, 09:14


