Rihanna ka tërhequr sërish vëmendjen me stilin e saj unik dhe të guximshëm. Këngëtarja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me reperin A$AP Rocky, është fotografuar të hënën në rrugët e Los Angelesit, duke spikatur me një veshje të pazakontë por jashtëzakonisht luksoze për një shtatzënë.
Ajo kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë rozë-portokalli dhe jakë të lartë, nga marka prestigjioze Issey Miyake, i cili kushton plot 2845 dollarë (rreth 2450 euro). Pamja ishte kompletuar me një palë atlete jeshile të veçanta me vlerë 275 dollarë (rreth 237 euro).


Rihanna e kishte plotësuar stilin me aksesorë elegantë: bizhuteri të arta, vathë të bardhë të mëdhenj dhe një model flokësh të thjeshtë, ndërsa grimi i lehtë i jepte edhe më shumë shkëlqim bukurisë së saj natyrale.


