KreuStil Jetese

Nuk janë paratë, ja aryseja pse vajzat e reja po zgjedhin partnerë më të mëdhenj në moshë!

 

 

Një prirje e re në marrëdhëniet romantike po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje: vajzat e brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me partnerë më të mëdhenj në moshë, jo për arsye materiale.

Sipas një raporti të publikuar nga Psychology Today, arsyeja kryesore që i tërheq vajzat e reja drejt burrave më të rritur lidhet me maturinë, stabilitetin emocional dhe aftësinë për të komunikuar në mënyrë të qartë, cilësi që këta partnerë shpesh i ofrojnë.

Në një kohë kur termat si “ghosting” dhe “breadcrumbing” janë bërë pjesë e përditshme e skenës së takimeve moderne, dhe këshillat nga TikTok shpesh formësojnë pritshmëritë romantike, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë lidhje më të shëndetshme dhe afatgjata.

Kjo nuk ka të bëjë me trendin e njohur si “sugar daddy”, por reflekton një ndryshim më të thellë në mënyrën se si kuptojmë dhe kërkojmë përputhshmëri në marrëdhënie.

Ndërsa kritikët e shohin si një prirje me motive të fshehura, shumë vajza Gen Z deklarojnë se janë të lodhura nga lojërat e takimeve virtuale dhe duan marrëdhënie të bazuara mbi komunikim të hapur dhe besueshmëri.