
A e keni menduar ndonjëherë se relaksimi buzë detit apo shëtitjet në mal janë një nga kënaqësitë e shpikura të njeriut? Për shekuj me radhë, pushimet ishin rezervuar vetëm për një grusht njerëzish të privilegjuar, ndërsa shumica punonin pa u lodhur, verë dhe dimër.
Nga vjen fjala "pushime"?
Fjala ‘vakanca’ është një koncept ligjor dhe kanonik, një term i shfaqur rreth shekullit të 11-të. Termi nënkupton një post kishtar që nuk është i zënë: pra është vakant. Kjo fjalë është më pak fetare sesa fjala angleze "holiday" që do të thotë "ditë e shenjtë:, po ashtu edhe termi latin “feriae” që do të thotë "ditë feste".
Gjurmët e para i gjejmë në antikitetin romak dhe lidhet me një organizim të përvitshëm që aristokracia e kohës praktikonte një formë turizmi, e cila ishte një eskursion ku elita shkonte për të zbuluar vende ekzotike. Në Letrat e Plinit të shkoje disa ditë relaksi në burimet termale ishte një formë turizmi. Këto
udhëtime u rritën dukshëm në Mesjetë, kur njerëzit filluan të udhëtonin dhe më pas i rrëfinen ato për më
kuriozët.
Me shfaqjen e etikës së krishterë në shekujt II dhe III termi ‘pushim’ u zhduk, sepse predikoheshin më shumë vuajtjet e Krishtit, sesa kënaqësitë e jetës. Nga shekulli i 3-të deri në shekullin e 18-të, koncepti i lejes ose ditës së pushimeve, ishte veçanërisht i vlefshëm vetëm për ditën e diel. Koncepti i parë i pushimeve shkollore daton në vitin 1231, ku përmes një dekreti papnor, Universiteti i Parisit duhet të bënte një muaj të detyruar pushim. Me kalimin e viteve, një ligj i arsimit të detyrueshëm i vitet 1881 i ndante pushimet shkollore në gjashtë javë gjatë muajve të verës dhe një javë për Pashkë.
Vetëm pas trazirave të revolucionit industrial, pushimet u bënë një e drejtë për të gjithë. Që nga krijimi i pushimeve të para shkollore deri te Fronti Popullor i vitit 1936, kjo kohë e lirë e fituar me shumë mund arriti të rregullohet me ligj duke reflektuar historinë e marrëdhënies së njeriut me punën, lirinë dhe lumturinë.

Kur lindën vërtet pushimet?
Zyrtarisht në shekullin e 19-të kur edhe u ndërtuan vendpushimet bregdetare. Kjo bëri që nocioni aktual i këtij termi të masivizohet, duke përcaktuar me ligj organizimin e punës, ditët e pushimit si dhe pagesa që jepej gjatë kohës së tyre. Futja e lejes së paguar për të gjithë punonjësit u ligjërua duke përfshirë dy javë pushim vjetor. Me kalimin e viteve periudha u zgjat nga 25 deri në 30 ditë në vit.
Sot vlerësohet se sa më shumë ditë pushimi vjetor mund të përjetojnë punonjësit, aq më shumë mund të rritet produktiviteti i tyre, duke ulur nivelin e stresit dhe lodhjes, dhe duke përmirësuar mirëqenien. Në SHBAtë nuk kanë një ligj federal që detyron kohën e pushimit të paguar, ndërsa vendet evropiane, ofrojnë
një pagesë të mirë për periudhën e pushimeve.

Ku pushohet më shumë?
Nuk do ta besoni, por në Bahrein, Brazil dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gjithë punonjësit kanë të drejtë për të paktën 30 ditë leje të paguar në vit, duke akumuluar çdo muaj 0,5 ditë ditë pushime në muaj. Në Francë, të gjithë punonjësit kanë të drejtë për 2.5 ditë leje të paguar për çdo muaj pune, që korrespondon me 30 ditë pune ose 5 javë të plota për vit pune.
Kujdesi për shëndetin tuaj mendor në plazh!
Shira dhe ulje të temperaturave në mbarë vendin!


