KreuStil Jetese

Shtatë mënyra për t’u siguruar që po merrni mjaftueshëm vitaminë D!

Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e kockave, përmirësimin e imunitetit dhe ka ndikim edhe në shëndetin mendor, përfshirë gjendje si depresioni. Sipas ekspertëve, mungesa e saj lidhet kryesisht me mungesën e ekspozimit në diell dhe dietën jo të pasur me ushqime që përmbajnë vitaminë D.

Si ta rrisim nivelin e vitaminës D?

Ekspertët japin disa këshilla praktike:

Shtoni magnezin në dietë, pasi ndihmon trupin ta përthithë më mirë vitaminën D.

Konsumi i rregullt i ushqimeve si salmoni, vezët, qumështi dhe produktet e fortifikuara ndihmon në mbajtjen e nivelit të duhur.

Ekspozohuni në diell në mëngjes për disa minuta çdo ditë.

Merrni suplemente, por vetëm pas këshillës mjekësore dhe pas analizave të gjakut.

Mos harroni vitaminën K, që punon në harmoni me vitaminën D për shëndetin e kockave.

Mjekët theksojnë se duhet të bëhen analiza të rregullta për të monitoruar nivelet e vitaminës D në trup. Vlerat mbi 30 ng/ml konsiderohen normale.

Pra, për të pasur më shumë energji, për të përmirësuar imunitetin dhe për të ruajtur shëndetin e kockave, kujdesuni për vitaminën D, një vitaminë që vjen falas nga dielli, por që shumëkush ende nuk e merr sa duhet.