KreuStil Jetese

Jep stil dhe funksionalitet ditës tënde me Galaxy Z Flip7, Z Fold7 dhe serinë e re Galaxy Watch8!

Jep stil dhe funksionalitet ditës tënde me Galaxy Z Flip7, Z Fold7 dhe

Inovacioni nuk është më thjesht një veçori, por mënyra sesi jetojmë, punojmë dhe shprehim veten çdo ditë. Dhe me prezantimin më të fundit të pajisjeve të palosshme Galaxy Z Fold7 dhe Galaxy Z Flip7, së bashku me linjën e re të pajisjeve të veshshme si Galaxy Watch8, Galaxy Watch8 Classic, Samsung na fton të bëjmë një hap përpara drejt një rutine më inteligjente, më të lehtë dhe më elegante.

Për profesionistin e suksesshëm që kalon ditën mes mbledhjeve dhe fluturimeve, Galaxy Z Fold7 është mjeti i përkryer për produktivitet në lëvizje. Me një dizajn të rafinuar dhe më të hollë se kurrë më parë, ky telefon hapet si një fletore dixhitale që kombinon fuqinë e një tableti me komoditetin e një telefoni. Të lexosh raporte, të redaktosh dokumente apo të ndjekësh një prezantim nuk ka qenë kurrë kaq komode gjithçka në pëllëmbën e dorës.

Jep stil dhe funksionalitet ditës tënde me Galaxy Z Flip7, Z Fold7 dhe

Ndërkohë, Galaxy Z Flip7 sjell freskinë dhe personalizimin për ata që duan diçka unike. I vogël, stil dhe i sofistikuar, ky telefon paloset në mënyrë të mrekullueshme dhe përshtatet në çdo xhep apo çantë, pa humbur asnjë funksionalitet. Për shembull, një artiste e re mund të përdorë ekranin e jashtëm për të shkrepur video të shpejta, ndërsa një sipërmarrëse moderne mund të përballojë video thirrje pa pasur nevojë të hapë telefonin falë modalitetit fleksibël të qëndrimit.

Por përvoja nuk ndalet me kaq. E gjithë kjo teknologji bëhet edhe më intuitive kur shoqërohet me pajisjet e reja të veshjes. Ora inteligjente Galaxy Watch8 ndjek ritmet e ditës me elegancë: monitoron shëndetin, sugjeron stërvitje dhe ndihmon me planifikimin e aktiviteteve. 

Jep stil dhe funksionalitet ditës tënde me Galaxy Z Flip7, Z Fold7 dhe

Ndërsa Galaxy Watch8 Classic, falë modelit të tij unik me korniza rrotulluese, një element ikonik i jep orës një pamje elegante dhe tradicionale, por në të njëjtën kohë edhe e bën navigimin më intuitiv dhe të këndshëm. E përkryer për ata që duan një ndjesi të vërtetë klasike në dorë, por me fuqinë e teknologjisë më të fundit të Samsung.

Në zemër të gjithë kësaj qëndron një përpjekje e përbashkët për ta bërë teknologjinë të duket e padukshme për të funksionuar natyrshëm në jetën tonë pa krijuar zhurmë. Të gjitha pajisjet janë të ndërlidhura në mënyrë harmonike, duke ofruar një përvojë që e njeh përdoruesin, i përgjigjet nevojave të tij dhe e udhëheq me delikatesë përmes ditës.

Jep stil dhe funksionalitet ditës tënde me Galaxy Z Flip7, Z Fold7 dhe

Nga kafja e mëngjesit deri tek takimi i fundit i pasdites, nga një darkë romantike në qytet deri tek pushimet në natyrë, ky ekosistem i përkryer nga Samsung i jep çdo momenti një ndjesi më të thellë, më të zgjuar dhe më të personalizuar. Dhe për ata që nuk janë ende pjesë e kësaj bote, ekziston edhe mënyra për ta provuar, përmes opsionit Try Galaxy, një eksperiencë virtuale që i lejon çdo përdorues të eksplorojë veçoritë unike të pajisjeve Galaxy direkt nga telefoni i tij, qoftë Android apo iOS.

Në një botë ku përditshmëria kërkon më shumë fleksibilitet, stil dhe performancë, Samsung sjell teknologjinë që përshtatet me ty; pa kompromise, pa ndalesa, dhe gjithmonë me vizion.