Pasi konfirmoi në një intervistë për “Live From Tirana” se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që nuk është pjesë e ekranit, Jozefin Marku ndau në Instagram një foto nga një ndeshje padeli, ku shfaqej me një vajzë – por pa zbuluar fytyrën e saj. Nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe burimeve te pamfleti.net fakti që bëhej fjalë pikërisht për të njëjtën vajzë që pak ditë më parë e kishte përqafuar në një koncert: Xhoana Toshi.
Emri i saj është përfolur edhe më herët në rrjet për lidhjen e mundshme me Jozin, por tashmë gjithçka duket se po merr formë. Në imazhin ku ata ndajnë raketat dhe topat e padelit, Jozi shkroi: “We ♥ Padel”, një postim që mori menjëherë vëmendje dhe që tashmë merr kuptim të ri.Ende nuk dihet saktësisht çfarë i lidh të dy, por sinjalet janë të qarta: kemi të bëjmë me më shumë se një shoqëri të thjeshtë.



