Anxhela Peristeri tregoi për “Pushime On Top” se ka rene 10 kg e nuk ka përdorur ndonjë dietë specifike, thjesht ka hequr sheqerin, bukën dhe ëmbëlsirat.
Ti dukesh shumë e bukur, shumë e dobësuar, nuk e di nëse është mirë t’u thuash vajzave këto komplimente në lidhje me peshën?
Unë nuk e kam problem, mund ta thuash
Dukesh yll, sa kilogramë ke humbur?
Në fakt jam munduar, ka 8 muaj. Kam humbur 10 kg, por në mënyrë shumë të shëndetshme, shumë ngadalë, me palestër dhe regjim ushqimor, me asnjë gjilpërë, nuk jua rekomandoj.
Ke patur ndonjë eksperiencë?
Jo asnjëherë
Por i ke frikë nga natyra?
Mendoj se nuk duhet t’i fusësh trupit gjëra që s’ke pse, ndërkohë që me vullnet mund të arrish gjithçka.
Po nga ana e performancës?
E kam ndjerë veten më energjike
Më të lehtë?
Palestra më ka ndihmuar shumë në këtë pjesë, sepse e ndjen veten më energjike, më të çlodhur
Po dietën?
Asgjë, nuk kam bërë ndonjë dietë specifike, përveçse kam hequr gjërat e bardha, sheqer, bukë, ëmbëlsira.
Nga çfarë tundohesh ti Anxhela së fundmi?
Së fundmi nga plazhi

