KreuCelebrity

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë!

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në
Filmi më i ri artistik “Burri i Shtëpisë” (Man of the House) me skenar dhe regji nga Andamion Murataj, do të ketë premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë 2025, një prej eventeve më prestigjioze të kinemasë në rajon.

Ky produksion i fuqishëm vjen nga Lissus Media, dhe shënon një nga bashkëprodhimet më të gjera për një film shqiptar, me mbështetje nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Eurimages, dhe bashkëpunime ndërkombëtare nga Italia, Austria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Franca dhe Greqia.

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në
Subjekti i filmit ndjek historinë e Fran-it, një grua që ka zgjedhur të jetojë si burrë, një burrneshë moderne, që përballet me një zgjedhje të dhimbshme kur mbesa e saj e vogël, Zana, ka nevojë për një figurë mëmë. Midis ruajtjes së identitetit dhe rilidhjes me ndjenjat mëmësore që ka shtypur prej vitesh, Fran udhëton drejt një vetëzbulimi emocional të fuqishëm.

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në
Në kast marrin pjesë:

Drita Kaba Karaga si Fran dhe Alesia Ruçi, vajza e talentuar në rolin e Zana-s.

Kontributet teknike janë të nivelit të lartë me emra të tillë si: Drejtoresha e fotografisë Astrid Heubrandtner (AAC), Kompozitorja franceze Lætitia Pansanel-Garric, Zëri nga Francesca Genevois dhe kostumet nga Stela Laknori, Kasting nga Blerina Goce.

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në
Filmi është zyrtarisht certifikuar si “Produksion i Gjelbër”, një standard i ri në industrinë evropiane të filmit.

“Burri i Shtëpisë” me premierë botërore në
Në këtë edicion të Festivalit të Sarajevës, ku priten 15 premiera botërore, do të nderohen edhe emra të mëdhenj të kinemasë si Paolo Sorrentino, Stellan Skarsgård dhe Willem Dafoe, duke e bërë praninë shqiptare edhe më të rëndësishme në këtë skenë ndërkombëtare.