KreuCelebrity

Jennifer Lopez-it i ndalohet hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi!

Jennifer Lopez-it i ndalohet hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi!

Ka bërë bujë lajmi se Jennifer Lopezit iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi roja e sigurimit “nuk e njohu”. Por artisja 56 vjeçare nuk e prishi qetesine, dhe pasi nuk u lejua të hynte në butikun luksoz, shkoi në dyqanin ngjitur dhe, sipas raportimeve, shpenzoi mijëra dollarë gjatë një maratone blerjesh tre-orëshe. 

Jennifer Lopez-it i ndalohet hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi!

JLo po shëtiste në qendrën tregtare dhe tentoi të hynte në filialin e Chanel, kur një roje sigurie i tha: “Jemi plot”. E pa shqetësuar nga refuzimi, Jennifer u përgjigj: “Në rregull, asnjë problem,” dhe më pas hyri në një dyqan tjetër.

Sipas mediave turke, artistja e njohur u prit me mirëseardhje në Celine dhe Beymen, ku shpenzoi shumë për blerje luksoze.