Vetem 42 kg thuhet te jetë pesha aktuale e Kate Middleton, e cila është 175 cm e gjatë: Edhe pse para gjashtë muajsh u bë e ditur se princesha e kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, dalja e fundit publike e saj në Wimbledon ka shkaktuar shqetësim. E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, Princesha e Uellsit u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj nuk kaloi pa u vënë re.
Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht. “Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer,” u shpreh një burim për mediat. Sipas raportimeve, Princesha ka humbur shumë peshë, dhe ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë. “Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë,” vijon burimi.


