
Para pak ditësh në Prishtinë është zhvilluar “Sunny Hill Festival”, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Në një nga momentet më të paharrueshme të këtij edicioni të pestë të festivilalit, Dua Lipa surprizoi publikun duke ftuar në skenë babain e saj, për të interpretuar së bashku një këngë në shqip.
Babai i saj ka qenë përkrahësi i saj kryesor në karrierën muzikore dhe e shoqëron atë kudo në koncerte. Në një intervistë për "Pushime On Top", Dukagjini zbuloi se Dua nuk tymos cigare dhe as nuk pi alkool para koncertit ose në turne, por i konsumon kur është me pushime dhe nuk është dakord që ta ndalojë vajzën e tij për këto pasi e konsideron mjaft të rritur.
“Dua nuk e pinë cigaren para koncertit. As alkool nuk pinë, as cigare nuk pinë, kur jemi në turne nuk pinë. Kur është në pushim, pi. Nuk e besoj që në shekullin 21 ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’”
Edhe këtë vit duket se Dua Lipa ka zgjedhur disa ditë të pushimeve t’i kalojë në Shqipëri. Pas mbylljes së edicionit të radhës "Sunny Hill", Dua ka udhëtuar drejt Ksamilit, teksa nuk ka nguruar që të publikojë foto mahnitëse të bregdetit shqiptar.
-
-
Horoskopi ditor, e premte 8 gusht 2025
8 Gusht, 09:16


