KreuCelebrity

Nga gin-i me çaj mali te kafeja turke me whisky, receta dhe rrëfime nga Luixhi! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.

I ftuar së fundmi për të dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO, Luixhi, ka treguar pasionin e tij për koktejlet, sfidat që përballet një barist dhe ëndrrën e tij më të madhe në këtë fushë.

Luixh si nisi pasioni yt për miksikologjinë?

Isha duke e parë tek të tjerët, më dukej diçka e bukur, më dukej art dhe pse mos t’i hy kësaj gjëje. Pastaj për vite eksperiencë kam tek 10 vjet që jam pa shkëputje. Kam bërë një trajnim diku tek 6 muaj për miksologji dhe menaxher bari.

Sot na përgatite 2 kokteile, çfarë zgjodhe të na përgatisësh?

2 kokteile që preferohen më shumë nga klientët aty ku punoj unë, kokteili parë është “Novela”, ka ardhur rastësisht si emër, është edhe i veçantë dhe shumë tërheqës si emër dhe si kokteil. Ky ka një emër ndryshe quhet “Çika”, është shqiptar si emër por preferohet dhe nga të huajt dhe nga shqiptarët.

Çfarë kanë të veçantë kokteilet që ti krijon?

Nuk është se kanë ndonjë të veçantë se po të njëjtat gjëra janë, por thjesht mund t’i shtosh diçka tjetër më të ëmbël, diçka më të athët, diçka pikante. Kokteilet fillojnë duke u bazuar tek klienti, sepse çfarë kërkon klienti aty bazohemi. Në qoftë se një klient kërkon një kokteil të ëmbël ose të athët ose diçka ndryshe nga ajo çfarë ka pirë në vende të tjera mund t’ia krijojmë në moment. Mund t’i shtosh 2 ingredient maksimumi që të nxjerrësh atë çfarë kërkon klienti që të mbetet i kënaqur dhe të vijë prap për ta kërkuar përsëri. Janë diku tek 5 që janë të mirë, komplet ndryshe, pak të veçanta për mua. Me aq sa e kam krijuar unë me gin, çaj kamomil, me lëng portokalli edhe me mjalt limon, preferohet. Tjetër është dhe kokteili që ka emrin e vendit ku punoj, është me gin, kapari, qitro dhe tonik, vjen si shije mente që është me vodka, martini të bardhë dhe borzilok me mjaltë.

Pra kishim “Çika”, “Novela”, “Diamma” dhe “Passionale”.

Ëmër shqiptar “Çika” që preferohet dhe nga të huajt.

Si është kjo eksperienca me turistin e huaj në raport me pijen?

Të huajt, themi për polakët thonë gjithmonë një kokteil vetëm me vodka, e kërkojnë gjithmonë sepse vijnë nga vendi i vetë. Ka pastaj të huaj që duan të provojnë diçka të re, sepse ka klientë që bazohen tek ato që janë mësuar të pijnë përherë siç janë Mojito, Pina Colada. Po t’i japësh një menu një të huaji shkon direkt tek ato që janë me emër të ri, me produkte të reja.

Cili është përbërësi më i çuditshëm që ti përdor në kokteilet e tua?

Çaj mali që vjen pak si ekzotike, këtë e përdor më shumë për kokteile të veçanta, e përdor me vodka, luleshtrydhe dhe çaj mali vjen si pije ekzotike dhe preferohet shumë. Të bashkosh një gin, whisky dhe një kafe turke e kam provuar tek klientët në qoftë se do ishte e pëlqyer, e pëlqyen. Të bashkosh 2 pije alkoolike me kafe turke.

Përse nuk e ke futur tek menuja jote këtë?

Do e fusim shumë shpejtë, në qoftë se ka pak ingredient duhet një gotë e vogël, në qoftë se shumë ingredient brenda gote duhet një gotë e madhe ose mesatare që të jetë pak e gjerë. Në qoftë se ka pak ingredient dhe ta hedhësh në gotë të madhe nuk ka kuptim.

Cila është ëndrra jote më e madhe në këtë fushë?

Kam ëndërr të kem bar-in tim.

Në Durrës apo në Tiranë?

Edhe në Durrës edhe në Tiranë. Kam studiuar për menaxhim, sepse nëse kjo punë funksionon duhet ta drejtosh një bar, në qoftë se nuk ia ke idenë të hapësh një bar nuk di nga t’ia fillosh. Duhet të kesh disa gjëra çfarë i duhet një bar-i, për çfarë po e hap. Duhet të hapësh diçka ndryshe që nuk e ka njeri.

Nëse do krijoje një kokteil për Dua Lipën për shembull cili do ishte ai që do i përshtatej?

Them “Çika” meqë jemi tek shiqptarët kemi edhe gjëra shqiptare brenda. “Çika” është diçka që mund t’i përshtatet. Është dhe diçka e kuqe me luleshtrydhe besoj se mund t’i shkonte shumë.

Cilat janë sfidat më të mëdhaja që një miksolog apo barist haset sot?

Të krijosh një kokteilin tënd dhe ta njohi gjithë Shqipëria. 

Një barist teksa është duke punuar duke bërë kokteile, flirton më shumë apo pret që të flirtojnë me të më shumë?

Janë të dyja bashkë, janë gjëra që ndodhin. Ka raste që janë karrige që janë afër teje, që ulen në banak dhe ndodh situata që bën muhabet.

Ndodh më shumë me vajzat shqiptare apo me turistet e huaja?

Më shumë me të huaja. Edhe me shqiptaret por më shumë me të huajat.

Ty të pëlqejnë më shumë të huajat apo shqiptaret?

Më shumë shqiptaret.

Cila është pika jote më e fortë si një menaxher?

Pika më e fortë është rregulli i punës, për mua disiplina është super që duhet ta respektojmë klientin. Në qoftë se respekton klientin ke fituar gjithçka.