Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi jane duke shijuar disa ditë pushimi larg syrit të publikut. Dyshja ka zgjedhur të pushojë në mes të detit, duke shijuar qetësinë në një jaht luksoz.
Blerta ka publikuar një foto të veçantë nga ky moment, ku shihen qindra trëndafila që e rrethojnë, duke krijuar një atmosferë përrallore. Ky është një gjest romantik nga ana e Princ Lekës, i cili ka zgjedhur t’i shprehë dashurinë partneres së tij në mënyrën më të ëmbël.



