KreuCelebrity

Nga bota e biznesit te planet e sezonit të ri televiziv, Marina Vjollca zbulon gjithçka! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.

Protagonistja e kopertinës sonë për muajn gusht, Marina Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive, ku ka zbuluar shumë jetën e saj profesionale, bizneset dhe planet e sezonit të ri televiziv.

Marina që kemi njohur vitet e fundit si sipërmarrëse, e suksesshme dhe aspak arrogante, me qetësi dhe një normalitet, u bë pjesë e botës së biznesit; si përfaqësuese në Shqipëri e markës “Elisabetta Franchi”, e prej nëntorit të kaluar krijuese dhe themeluese e brand-it të saj MINE, linjës kozmetike, me të cilën ëndërron të krijojë një komunitet grash të kënaqura, “jo thjesht të shes”.

“MINE”, pas një viti në treg. Si ka ecur?

"Jam shumë mirënjohëse për mënyrën si është pritur. “MINE” lindi nga një nevojë personale për produkte që nuk i gjeja dot në treg, dhe fakti që ka gjetur jehonë te shumë gra, është suksesi më i madh për mua. Nuk e ndërtova për të qenë thjesht trendi i radhës, por për të qenë i dobishëm, funksional dhe i ndershëm."

Ke menduar të shtosh produkte të reja?

"Po, kemi plane konkrete për zgjerim. Disa prej tyre janë tashmë në fazën e testimeve. Dëshira është të ruajmë cilësinë dhe autenticitetin, pa bërë kompromis me identitetin e markës. Çdo produkt i ri duhet të ketë arsye ekzistence, jo vetëm komerciale, por edhe funksionale për gruan moderne."

Po për “Elisabetta Franchi” në Shqipëri, plane për zgjerim?

Po, patjetër. Jemi duke punuar në atë drejtim. Kemi krijuar një klientelë besnike, dhe plani është ta zgjerojmë prezencën e brandit.

Linja e fëmijëve – dëshirë si nënë apo zgjerim biznesi?

"Të dyja bashkë. Është reflektim i një përvoje personale që u bë kërkesë e re tregu. Kur u bëra nënë e ndjeva se kishte një boshllëk që mund të plotësohej. Marget më frymëzon çdo ditë dhe natyrshëm lindi kjo ide."

 

Ndërkohë që kurioziteti i të gjithë ndjekësve të saj është sezoni i ri televiziv, ku e sheh Marina vetën në këtë sezon? Ka një plan konkret, apo është në pritje të ofertave?

"Kam disa projekte që po gatuhen ngadalë por sigurt, por s’dua të zbuloj ende asgjë."

Nga eksperienca jote si një vajzë që e ke njohur suksesin në prezantim beqare dhe tashmë si e martuar. Ke ndjerë ndonjëherë që statusi ndikon në profesionin tënd?

"Ka ndikuar pozitivisht. Më ka dhënë më shumë stabilitet emocional, më shumë qartësi në zgjedhjet që bëj. Por gjithmonë jam kujdesur të jem vetvetja, pa u përcaktuar vetëm nga statusi."

Së shpejti intervista e plotë do të publikohet në kanalin tonë të youtube-it, "bordo.al", ndërsa për të gjithë lexuesit dhe kureshtarët, e gjeni gjatë gjithë muajt në treg, në çdo pikë gazetash dhe revistash.