
Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi u përfshi në një incident në një dasmë në Kosovë. Sot, Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin duke theksuar se janë arrestuar tre persona.
“Shkabaj, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, 09.08.2025-01:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar (m/k) pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut,”- thuhet në raport.
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se është përfshirë në një konflikt fizik gjatë një dasme në fshatin Shkabaj, në aksin Prishtinë–Mitrovicë. Në një postim në InstaStory, këngëtari konfirmoi incidentin, por kërkoi që mediat të mos e ekzagjerojnë, duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


