KreuCelebrity

Blake Lively fiton betejën e radhës ligjore kundër Justin Baldoni

Blake Lively fiton betejën e radhës ligjore kundër Justin Baldoni
Blake Lively ka shënuar një fitore të rëndësishme në betejën ligjore që po zhvillon kundër aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni, me të cilin ka bashkëpunuar në filmin It Ends With Us.

Një gjykatës federal në SHBA miratoi kërkesën e Lively për të hequr nga dosja gjyqësore transkriptin e dëshmisë së saj, që ishte publikuar nga avokatët e Baldonit pa ndonjë arsye të ligjshme.

Dëshmia, e dhënë javën e kaluar në zyrën e avokatëve të Lively në New York, përfshinte pyetje të ndjeshme rreth akuzave për ngacmim seksual dhe pretendimeve të saj për një fushatë denigrimi të orkestruar nga Baldoni dhe kompania e tij, Wayfarer Studios.

Gjykatësi Lewis J. Liman e quajti veprimin e palës së Baldonit “të panevojshëm dhe të qëllimshëm për të shkaktuar dëme ndaj Lively dhe për të nxitur spekulime publike”. Ai shtoi se publikimi i gjithë transkriptit prej gati 300 faqesh, ndërkohë që në dokument zyrtarisht përmendeshin vetëm dy faqe, nuk kishte asnjë funksion ligjor.

Liman theksoi gjithashtu se nëse Blake Lively do të kërkonte që këto faqe të fshiheshin apo të mbroheshin si konfidenciale, pala e Baldonit mund ta përdorte këtë si material për qëllime PR-i.

Justin Baldoni, i cili mohon akuzat për ngacmim, ka kundërshtuar më parë Lively-n dhe bashkëshortin e saj, aktorin Ryan Reynolds, për shpifje dhe shantazh — por kjo padi është hedhur poshtë nga gjykata në muajin qershor.

Procesi gjyqësor mes palëve pritet të nisë në mars të vitit 2026, ku si Lively ashtu edhe Baldoni do të dëshmojnë në sallën e gjyqit.