KreuCelebrity

Machine Gun Kelly pranon se e ka tradhtuar Megan Fox

Machine Gun Kelly pranon se e ka tradhtuar Megan Fox
Machine Gun Kelly ka pranuar se ka tradhëtuar Megan Fox në një këngë nga albumi i tij i ri.

Artistipublikoi albumin e tij të shtatë, “Lost Americana”. Në këngën “Treading Water”, ai shpreh trishtimin duke parashikuar se do të “vdesë vetëm”.

“Kjo do të jetë hera e fundit që më dëgjoni të kërkoj falje, lotin e fundit që do derdhësh për mua, e shkatërrova këtë shtëpi”, këndon ai.

Çifti mirëpriti vajzën Saga Blade në mars. Të dy njoftuan shtatzëninë e Megan Fox në nëntor 2024, por disa javë më vonë ata u ndanë pasi aktorja dyshohet se zbuloi “mesazhe nga gra të tjera” në celularin e tij.

Në këngë”, a pranon gjithsshtu pabesinë e tij, duke thënë: “Unë ua prisha pushimet, dhe gënjeshtrat nuk vdesin, ato rriten, dhe çdo gjë që përpiqesh të fshehësh, përfundimisht del në shesh.

Bisha vrau bukurinë, petali i fundit ra nga trëndafili. Dhe unë të desha aq shumë, prandaj është e vështirë të të lësh të ikësh.”