KreuCelebrity

Shpat Kasapi reagon pas incidentit në dasmë: “Ishte vetëm një keqkuptim”

Shpat Kasapi reagon pas incidentit në dasmë: “Ishte vetëm
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas lajmeve se është përfshirë në një konflikt fizik gjatë një dasme në fshatin Shkabaj, në aksin Prishtinë–Mitrovicë. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events”, ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar.

Në një postim në InstaStory, këngëtari konfirmoi incidentin, por kërkoi që mediat të mos e ekzagjerojnë, duke theksuar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkroi ai.

Shpat Kasapi reagon pas incidentit në dasmë: “Ishte vetëm
Sipas burimeve mediatike, sherri dyshohet se nisi pas vonesës së Kasapit në dasmë, ndërsa disa pretendime jozyrtare thonë se ai ka mbërritur në gjendje të dehur. Situata më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ku dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj këngëtarit dhe vëllait të tij.