KreuCelebrity

Arbana Osmani marton vëllain dhe shfaqet me një fustan "magjik"!

 

Arbana Osmani marton vëllain dhe shfaqet me një fustan

Mes emocioneve të mëdha, lotëve të gëzimit dhe një atmosfere të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekranit shqiptar, Arbana Osmani, i dha fund beqarisë. Ceremonia, e organizuar mbrëmjen e kaluar, mblodhi familjarë dhe miq të afërt të familjes Osmani, të cilët festuan e trokitën gotat për fillimin e një kapitulli të ri në jetën e Sidritit dhe partneres së tij.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte fjalimi i Arbanës për të atin. Me fjalë të ngrohta e të menduara me kujdes, moderatorja emocionoi të pranishmit dhe i dhuroi babait të saj një surprizë të paharrueshme: këngëtarin e tij të preferuar, Sinan Hoxhën. Kënga e tij mblodhi të gjithë të ftuarit rreth një tryeze të rrumbullakët, ku kënduan dhe kërcyen pa mbarim.

Arbana Osmani marton vëllain dhe shfaqet me një fustan

Por, përveç momenteve të ëmbla dhe surprizave, vëmendjen e mori edhe pamja e Arbanës. E veshur me një fustan madhështor të “Roberto Cavalli”, me print xhaguari, që kushton 3500 euro, ajo shkëlqeu si gjithmonë – këtë herë duke ia lënë protagonizmin nuses, por duke mbetur po aq e paharrueshme në sy të të gjithëve.

Arbana Osmani marton vëllain dhe shfaqet me një fustan