KreuCelebrity

“Ferr” në fshatrat e Gramshit, një i vdekur nga zjarret: Evakuohen me urgjencë banorët!

“Ferr” në fshatrat e Gramshit, një i vdekur nga zjarret:

Fshatrat e Gramshit janë përfshirë nga zjarre të fuqishme që kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha toke, duke detyruar autoritetet të nisin një operacion urgjent evakuimi. Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar forcat e saj për shpëtimin e jetëve në zonat më të rrezikuara: Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie.

Autoritetet u kanë bërë apel banorëve të bashkëpunojnë për të mundësuar një evakuim të shpejtë e të sigurt.

Tragjedia e parë është shënuar në Kullollas, ku një i moshuar rreth të 80-ave ka humbur jetën. Dyshohet se zjarri nisi në kopshtin e shtëpisë së tij dhe doli jashtë kontrollit, duke shkaktuar asfiksimin fatal.

Ndërkohë, teqeja e Shemberdhenjes është shkrumbuar, ndërsa fati i një personi që dyshohet se ndodhet brenda mbetet ende i paqartë. Situata është kritike edhe në fshatin Bulçar, ku një grua dhe dy fëmijët e saj janë bllokuar në fermë dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme.

Terreni i vështirë dhe përmasat e flakëve po e bëjnë tepër të ndërlikuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe ekipeve të emergjencës, duke shtuar rrezikun për banorët dhe ekipet në terren.