Lidhja romantike mes moderatores Roza Lati dhe aktorit Xhonatan Islami ishte ndër më të komentuarat për një kohë të gjatë në showbiz-in shqiptar. Çifti nuk e fshehu dashurinë dhe doli hapur para publikut, madje në ditëlindjen e Alket Islamit, babait të Xhonatanit, Roza u shpreh se nuk mund të kishte gjetur vjehërr më të mirë.
Romanca dukej se kishte marrë ngjyra serioze, aq sa edhe nëna e Xhonatanit, drejtoreshë e gjimnazit “A.Z. Çajupi”, e ftoi Rozën në një program të përgatitur nga nxënësit, duke e cilësuar si model frymëzimi dhe vajzë të përkushtuar ndaj karrierës.
Por së fundmi, burime pranë Rozës pohojnë se dyshja nuk janë më bashkë, megjithëse nuk jepen detaje të tjera mbi ndarjen. Një vëzhgim i shpejtë në rrjetet sociale tregon se ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin, por ndërveprimet e dikurshme – ‘like’-et, komentet dhe shprehjet publike të dashurisë – mungojnë.
A është shuar përfundimisht ‘zjarri’ mes tyre? Koha do ta tregojë.

