KreuCelebrity

Shpat Kasapi qetëson fansat pas incidentit në Shkabaj!

Shpat Kasapi qetëson fansat pas incidentit në Shkabaj!

Pas zhurmës së krijuar nga incidenti në një dasmë në Shkabaj të Prishtinës, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale. Në një video të publikuar në InstaStory, ai u shfaq i qetë dhe me humor, duke siguruar ndjekësit se nuk ka arsye për shqetësim.

“Jam mirë si molla. Mos abuzoni me shkrime, o media abuzive,” u shpreh Shpati, duke hedhur poshtë çdo aludim për pasoja serioze nga ngjarja. Ai theksoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe se aktivitetet artistike vazhdojnë normalisht.

Ky është reagimi i tij i dytë publik pas incidentit, ku më herët kishte pranuar se kishte pasur një moment dhune, por e cilësoi atë si rezultat të një keqkuptimi.

Shpat Kasapi qetëson fansat pas incidentit në Shkabaj!