KreuCelebrity

Incident në festivalin “Nona” në Përmet – Anxhela Peristeri goditet me kanaçe!

Incident në festivalin “Nona” në Përmet –

Mbrëmja e 8 gushtit në festivalin “Nona” në Përmet, një aktivitet i dedikuar gjysheve shqiptare, mori një kthesë të papritur gjatë performancës së këngëtares së njohur Anxhela Peristeri. Fillimisht e pritur me entuziazëm dhe duartrokitje, artistja u përball me një moment të pakëndshëm kur një person nga publiku e goditi me një kanaçe në skenë.

Incident në festivalin “Nona” në Përmet –

Incidenti u bë shpejt viral në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ku qarkulloi një video me reagimin e menjëhershëm të organizatorit të festivalit, Bled Mane. Në pamjet e shpërndara gjerësisht, Mane shihet dhe dëgjohet duke bërë thirrje të forta për prindërit:

“3 minuta kohë, largohuni nga shkallët. Fiken dritat, anulohet festivali dhe nuk vij më në Përmet. Prindër të dashur, largoni fëmijët nga shkallët. Është turp, do mbetemi në histori. Ky koncert ka kushtuar 100 mijë euro. Nëse shoh ndonjë fëmijë të bëjë ato veprime, anulohet festivali. Anxhela, më fal… mirëse erdhe në Përmet!”
Pas deklaratës, ai kërkoi ndërhyrjen e Policisë Bashkiake për të garantuar mbarëvajtjen e eventit.