KreuCelebrity

Adelina Ismajli, rrëfim i rrallë: Shqipëria më shpëtoi karrierën!

Adelina Ismajli, rrëfim i rrallë: Shqipëria më shpëtoi

Adelina Ismajli ka folur si rrallëherë për karrierën e saj dhe marrëdhënien me publikun, duke dhënë deklarata që po bëjnë xhiron e rrjetit. E ftuar në emisionin “21 Gradë” në RTV21, ajo nuk i kurseu thumbat ndaj mediave kosovare.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë disa media qe kane futur ne lluce… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” – u shpreh këngëtarja e famshme.
Ajo shtoi se publiku shqiptar ka qenë gjithmonë në krah të saj, madje edhe në momentet më të vështira:

“Në Shqipëri kam gjetur gjithmonë mbështetje dhe ndihmë që nuk e kam marrë kudo.”

Me një karrierë të gjatë dhe të ngarkuar me emocione, Adelina Ismajli mbetet një ikonë e muzikës shqiptare, që nuk ka frikë të thotë të vërtetën e saj.