
Ashley Biden, vajza e ish-presidentit amerikan Joe Biden dhe ish-zonjës së parë Jill Biden, thuhet se ka kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj, mjeku Howard Krein, pas 13 vitesh martesë, sipas një raportimi nga revista People.
Sipas të dhënave nga The Philadelphia Inquirer, të hënën, më 11 gusht, 44-vjeçarja Ashley ka paraqitur dokumentet për divorc në Gjykatën e Filadelfias. Po atë ditë, ajo shpërndau një foto në Instagram Story, duke ecur në një park dhe duke bërë shenjën e gishtit të madh lart, ndërsa kënga Freedom e Beyoncé dëgjohej në sfond.
Ashley publikoi gjithashtu një citat ku shkruhej:
“Jeta e re, fillimet e reja nënkuptojnë kufij të rinj. Mënyra të reja të të qenit, që nuk do të duken apo tingëllojnë si më parë”.
View this post on Instagram
Çifti u martua më 2 qershor 2012 në Greenville, në një ceremoni ku morën pjesë rreth 200 anëtarë të familjes dhe miq të afërt. Pas martesës, ata u drejtuan në shtëpinë e familjes Biden pranë liqenit në Wilmington, ku u mbajt pritja dhe darka.


