KreuStil Jetese

Protokolli i gushtit: Hidratim dhe rigjenerim i thellë i lëkurës me SMartderm!

Trajtimi i personalizuar për të rikthyer freskinë dhe shkëlqimin natyral të lëkurës suaj këtë
verë!

Protokolli i gushtit: Hidratim dhe rigjenerim i thellë i lëkurës

Gushti është muaji i pushimeve, por për lëkurën, është muaji i stresit. Dielli, nxehtësia, lagështia e ajrit, uji i kripur i detit, klori i pishinës dhe produktet mbrojtëse ndaj diellit krijojnë një kombinim që shpesh rezulton në lëkurë të dehidratuar, të lodhur dhe pa shkëlqim. Për këtë arsye, në SMartderm kemi ndërtuar një protokoll të dedikuar për këtë periudhë: një trajtim dyhapësh i bazuar në teknologji të avancuar dhe rezultate të menjëhershme. 

Hapi 1: Dermaclear/ Hydrafacial – Pastrim i Thellë & Rifreskim i Menjëhershëm 

Një trajtim jo-invaziv, i cili kombinon pastrimin e thellë, eksfolimin dhe infuzionin me antioksidantë të fuqishëm dhe peptide ushqyese. Dermaclear jo vetëm që pastron poret dhe heq qelizat e vdekura, por në të njëjtën kohë hidraton dhe rikthen balancën natyrale të lëkurës. 
-Pa dhimbje 
-Pa irritim 
-Me shkëlqim të menjëhershëm 
 
Hapi 2: Skinbooster – Rigjenerim i Thellë dhe Hidratim që Zgjat 
 
Pas përgatitjes së lëkurës, aplikojmë Skinbooster – mikroinjeksione me përmbajtje acid hialuronik dhe aminoacide me efekt hidratues dhe rigjenerues. Ky trajtim punon në shtresat më të thella të lëkurës për të përmirësuar strukturën dhe elasticitetin, për të trajtuar vijat e holla dhe siguruar hidratim të qëndrueshëm. 

Për kë rekomandohet ky kombinim? 
Ky protokoll është ideal për: 
• Personat që kanë kaluar shumë kohë në diell 
• Lëkura të dehidratuara, të irrituara ose të lodhura nga temperaturat e larta 
• Çdokënd që dëshiron një pamje të freskët pa ndërprerë aktivitetin e përditshëm apo pushimet e shumëpritura. 
 

Sepse lëkura juaj meriton më të mirën, në SMartderm përkujdesemi me përkushtim dhe profesionalizëm për të rikthyer shkëlqimin dhe freskinë natyrale të saj.