KreuStil Jetese

What is happening me fushatën më të re nga G Studio?

 

“A G Summer”: Më shumë sesa flokë & makeup, një ndjesi, një rrëfim.

Kur vjen vera, estetika ndryshon. Lëkura bëhet më e zhveshur, flokët më të natyrshëm, buzëqeshjet më të sinqerta. Dhe pikërisht në këtë moment, G Studio sjell një fushatë që duket sikur na kujton se bukuria e stinës nuk ndërtohet me artific, por me ato kujtime të vogla, me ndjesi që mbeten gjatë në lëkurë.

“A G Summer” është më shumë sesa një fushatë e zakonshme për ‘hair & beauty’. Është një ode vizuale ndaj verës si ndjesi, jo thjesht si sezon. Mënyra si G Studio ka ndërtuar këtë rrëfim e bën të dallueshme nga çdo tjetër projekt të kësaj vere.

Po çfarë po ndodh me këtë fushatë? Pse ajo funksionon?

Në thelb, “A G Summer” ka shmangur çdo klishe të zakonshme të marketingut të bukurisë. Nuk ka fjalë të mëdha, nuk ka bukuri perfekte që ecën mbi rërë me fustane të shtrenjta. Ka fragmente që lidhen ngushtë me kujtimet e tua më të dashura të verës: një lojë letrash me mikeshat e ngushta, një akullore që shkrin ngadalë në plazh, shalqi i ngrënë me duar të lagura, një shikim i ndalur mes muzikës dhe perëndimit, një gotë koktej, një buzëqeshje pa arsye.

Të gjitha këto janë kthyer në estetikë përmes 'look-eve' të kuruara nga G Studio: flokë të shpupuritur nga era, me atë valë të natyrshme që sjell deti; makeup minimal, me tekstura të lehta dhe ngjyra që reflektojnë dritën e fundit të ditës.
Në çdo pamje ka një përzierje të kujdesshme mes spontanitetit dhe finesës. Dhe pikërisht kjo e bën të funksionojë.

Nga “vintage beach” në “modern nostalgia”: Estetikë që prek ndjesinë.

Inspirimi kryesor i kësaj fushate vjen nga ajo çfarë shpesh quhet “nostalgjia e lehtë e verës”: fotografitë e viteve '70, ngjyrat e zbehura të filmave, flokët e kripur nga deti, copëzat e vogla që kthehen në kujtime të mëdha. Por G Studio ka ditur ta përkthejë këtë frymë në një gjuhë vizuale bashkëkohore: minimaliste, e pastër, me një dozë poetike që të bën të ndalosh dhe ta shohësh dy herë.

Nuk ka ngjyra të forta, nuk ka grim të tepruar. Ka një balancë të hollë mes sensualitetit, natyralitetit dhe finesës së përditshme. Çdo 'look' ndërtohet mbi idenë e “të bukurës që ndodh vetë”: asgjë e sforcuar, gjithçka e lehtë, si vetë vera.

Një ftesë për të jetuar verën ndryshe.

Nëse do ta përmblidhnim këtë projekt me një fjali: “A G Summer” nuk të fton të dukesh, por të ndihesh mirë në lëkurën tënde. Kjo është ajo që e bën të ndryshme nga shumica e fushatave që shohim

rreth nesh, sidomos në një sezon kur gjithçka tenton të bërtasë, të provokojë, të shtiret.

Kjo fushatë na kujton se ndjesia është më e fortë se pamja. Pikërisht për këtë arsye, çdo detaj, nga flokët, te makeup-i, te skenat e vogla të përditshme, duket sikur përkthehet në një gjuhë të vetme: kujtime që mbeten.

Pse kjo fushatë është një hap i ri për G Studio.

Me “A G Summer”, G Studio po pozicionohet qartë jo thjeshtësi një studio flokësh dhe makeup-i, por si një brand që di të shohë përtej pamjes së parë: që di të rrëfejë, të krijojë atmosferë, të ngjallë emocione.
Është një zhvendosje nga marketingu thjesht komercial në ‘storytelling vizual’, aty ku estetika takohet me kujtimet, dhe kujtimet kthehen në ndjesi bukurie që zgjat.

Prandaj, nëse pyesim:
“Çfarë po ndodh me fushatën e re të G Studio?”
Përgjigjja është e thjeshtë:
Po ndodh një rikthim te vera që jeton përmes detajeve. Dhe G di saktësisht si t’i kapë ato.