Reperi i njohur, Gjesti, ka folur për herë të parë mbi mungesën e tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të sinqertë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpjegoi se pauza nga projektet e reja lidhet me një situatë personale.
“E di që jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte, por shumë shpejt besoj se do ta zgjidh këtë problem dhe do të jem sërish pranë jush, si gjithmonë, me energji për të ‘dek systemin’,” – shkroi ai.
Gjesti pranoi se po përballet me një padrejtësi që e ka penguar të ecë përpara, duke zgjedhur të mos zbulojë detaje për mediat:
“Janë disa gjëra që nuk dua t’i ndaj në media, sepse nuk ia vlen… Por për ju, një sqarim i vogël: derisa të përfundojë një padrejtësi që më është bërë, nuk mund të jem aktiv.”
Edhe pse nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin, fansat mbeten në pritje që Gjesti të rikthehet në skenë me projektet e tij karakteristike.


