KreuCelebrity

Justin Bieber i drejtohet besimit fetar: Pa dashurinë e Jezusit, nuk do t’ia kisha dalë...

Justin Bieber ka ndarë një mesazh prekës me ndjekësit e tij në Instagram, ku flet për besimin, mirënjohjen dhe dashurinë hyjnore.

“Jam thellësisht mirënjohës për një ditë të re. Mirënjohës për Jezusin. Çdo mëngjes më pret me falje dhe dashuri që nuk e meritoj,” shkroi këngëtari.

Ai theksoi se dashuria e Zotit është forca që e mban në këmbë edhe në periudhat më të vështira të jetës:

“Jam pafundësisht mirënjohës që Ai ma dhuron këtë dashuri pa kushte, me bujari. Pa të, nuk do të mund ta përballoja ditën. Është ajo që më mban gjallë në momentet më të errëta.”

Justin Bieber i drejtohet besimit fetar: Pa dashurinë e Jezusit, nuk do