KreuCelebrity

Lauren hedh në gjyq vëllain Michael Sanchez: Kërkojmë dëmshpërblim se na nxori sekretin!

Lauren hedh në gjyq vëllain Michael Sanchez: Kërkojmë

Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez, kanë hapur një padi të re kundër kunatit, Michael Sanchez, duke kërkuar rreth 190,5 mijë dollarë në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë.

Ata kërkojnë 182,374 dollarë për tarifat e avokatëve dhe 8,182 dollarë për shpenzime të tjera ligjore, të lidhura me një mocion të suksesshëm për rrëzimin e një padie që e konsiderojnë të pabazë, si dhe për kostot e tjera të procesit.

Drama mes tyre nisi në vitin 2019, pak pasi Bezos u nda nga bashkëshortja e tij e parë, MacKenzie Scott, dhe lidhja me Lauren Sanchez u bë publike. Çështja u ndez kur National Enquirer kërcënoi se do të publikonte materiale personale të çiftit. Bezos vetë pranoi se kishte foto “të ndjeshme” që po qarkullonin.

Michael Sanchez mohoi të kishte shpërndarë “foto të pahijshme”, por pranoi se kishte dhënë informacione të tjera. The New York Times raportoi për një marrëveshje konfidencialiteti mes tij dhe American Media në lidhje me materialet që provonin lidhjen Bezos–Sanchez.

Në 2020, Michael Sanchez e paditi Bezos për shpifje, por gjykata vendosi në favor të miliarderit. Një vit më vonë, Bezos fitoi 218,385 dollarë në shpenzime ligjore. Pavarësisht kësaj, beteja ligjore vazhdon, dhe kunati i Lauren Sanchez vazhdon ta akuzojë çiftin për “gënjeshtra” dhe sistemin ligjor për “korrupsion”.