KreuCelebrity

Dalin pamjet! Ja si anija e transportit përplasi jahtin e biznesmenit turk, ai ende mbetet i zhdukur!

Autoritetet turke kanë arrestuar kapitenin e anijes transportuese të mallrave të pakontrolluara "Arel 7", pasi dyshohet se ka lidhje me aksidentin detar që zhduku biznesmenin Halit Yukay. Biznesmeni u nis nga Gialova, Turqia jugperëndimore, më 4 gusht, me destinacion ishullin e Mykonosit në Greqi.

Kapiteni u arrestua pasi u shfaqën foto dhe video që e tregonin atë duke inspektuar anijen e tij disa orë pasi ajo u përplas me jahtin e Yukay, mjet lundres i cili u gjet gjysmë i fundosur në mesditën e 5 gushtit. Siç shihet në pamjet filmike nga Hurryiet, kapiteni duket se po vëzhgon dëmet në anijen e tij kur ajo u ankorua në Izmir, gjë që tregon se ai ishte në dijeni se ishte përplasur me jahtin e biznesmenit turk, ndryshe nga ajo që kishte pretenduar kur u pyet nga policia.

Shikoni pamjet filmike të publikuara nga Hurryiet:

Në deklaratën e tij të parë, kapiteni i anijes kishte thënë: Kishim kaluar ishullin e Marmarasë. Papritmas ndjeva një dridhje, por nuk munda ta kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Shikova përpara dhe pashë dy copa druri majtas dhe djathtas anijes. Nuk e kuptova se çfarë ishin këto copa druri që pashë. Kur kuptova se nuk më shqetësonin, vazhdova rrugën time.

Hetimi i kryer në anije ishte gjithashtu vendimtar për arrestimin e kapitenit, pasi autoritetet e prokurorisë zbuluan se pas 5 gushtit ajo kishte dëmtime në harkun e saj që nuk i kishte pasur më parë. "Arel 7" kishte përfunduar në shënjestër të rojes bregdetare turke pasi prania e saj ishte zbuluar përmes satelitëve në zonën ku u gjetën rrënojat e jahtit të biznesmenit turk.

Sipas mediave turke, kapiteni akuzohet për shkaktim të vdekjes nga pakujdesia, pasi deri më tani nuk ka pasur shenja jete nga biznesmeni turk.