Ish-banorët e “Big Brother VIP”, Laert Vasili, Françeska Murati, Rizarta Hoxha dhe Loredana Brati, folen për “Pushime On Top”. Teksa po shijonin një xhiro në mes të detit, Eni Shehu i ngacmoi ata me disa pyetje. Kur moderatori i njohur u tha të zgjidhnin një person që të ngecnin për një muaj në një ishull, Franceska tha djalin e saj.
Murati shtoi duke qeshur se nuk do donte të ishte vetëm në një ishull me Laertin, as edhe një ditë nuk do te kishte duruar.
Pjesë nga intervista:
Eni: Imagjinoni pak tani ju në Sazan, zgjidhni vetë se me kë do donit të ngecnit aty, me një personazh që e njohim, një muaj. Një tjetër izolim se të katërt e keni bërë “Big Brother”. Dhe një tjetër që nuk doni t’i shihni sytë as për një ditë.
Françeska: Do doja të isha një muaj me djalin tim. Do ishte një gjë e bukur vetëm unë dhe ai të izoluar në ishull. Do ishte një eksperiencë shumë e bukur.
Eni: Kujt nuk do doje t’ia shihje bojën aty në ishull?
Françeska: Laertit. Një muaj me Laertin do kisha shkalluar
Eni: Një ditë
Franceska: Do kisha shkalluar. Ja një orë këtu e desh jemi kapur për fyti (qesh) .

