Prej disa muajsh, çifti është në një lidhje, por së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme për një ndarje të mundshme. Me humorin dhe ironinë që e karakterizojnë, Roza reagoi në rrjete sociale:
"Po normal që do shkruajnë portalet që jam ndarë nga i dashuri, se ai djalë po shoqërohet me një bionde vërdallë", shkroi ajo.
Moderatorja, e njohur për energjinë dhe sinqeritetin e saj, duket e vendosur të mos lejojë që zërat e mediave të ndikojnë në jetën e saj private. Për momentin, ajo po shijon kohën me Xhonatanin, duke treguar se lidhja e tyre është ende e fortë dhe larg çdo spekulimi.


