Mund të tingëllojë si diçka e dale nga një film fantastiko-shkencor, por ekspertët e inteligjencës artificiale paralajmërojnë se robotët mund të mos i qëndrojnë të nënshtruar njerëzimit për një kohë të gjatë.
Teksa sistemet e inteligjencës artificiale vazhdojnë të rriten në zgjuarsi me një ritëm gjithmonë e më të shpejtë, shumë besojnë se do të vijë dita kur një 'AI superinteligjente' do të bëhet më e fuqishme se krijuesit e saj. Kur të ndodhë kjo, Profesor Geoffrey Hinton, një studiues fitues i Çmimit Nobel i quajtur 'Kumbari i Inteligjencës Artificiale', thotë se ka një shans prej 10 deri në 20 përqind që AI të zhdukë njerëzimin.
Megjithatë, Profesor Hinton ka propozuar një mënyrë të pazakontë se si njerëzimi mund të jetë në gjendje t`i mbijetojë rritjes së inteligjencës artificiale. Duke folur në konferencën Ai4 në Las Vegas, Hinton argumentoi se “ne duhet ta programojmë inteligjencën artificiale që të ketë 'instinkte amësore' ndaj njerëzimit.
'Modeli i duhur është i vetmi model që kemi për një gjë më inteligjente që kontrollohet nga një gjë më pak inteligjente, dhe që është një nënë e cila kontrollohet nga foshnja e saj.
'Ky është i vetmi rezultat i mirë. 'Nëse nuk do të bëhet prindi ynë, do të na zëvendësojë”, u shpreh profesori.

