
Jackie Bezos, nëna e themeluesit të Amazon-it, Jeff Bezos, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u konfirmua më 14 gusht nga Fondacioni Familjar Bezos. Jeff Bezos ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se nëna e tij ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me demencën 'Lewy body', një sëmundje që ndikon në funksionet njohëse, lëvizjen dhe sjelljen.
Në fjalët e tij, Bezos theksoi se Jackie u rrethua me dashurinë e familjes deri në momentet e fundit të jetës, duke e kujtuar si një nënë të përkushtuar dhe të pathyeshme.
"Ajo u bë nëna ime në moshën 17-vjeçare, një rrugëtim që me siguri nuk ishte i lehtë, por ajo bëri gjithçka të mundur.” shkroi ai.
Përveç rolit të saj si nënë dhe mbështetëse e pandalshme, Jackie Bezos ishte edhe bashkëthemeluese e The Bezos Family Foundation. Ajo la pas bashkëshortin Mike Bezos, tre fëmijë, 11 nipër e mbesa, si dhe një mbesë të vogël.


