KreuCelebrity

Tmerr në Korçë, vritet 14 vjeçari: Çfarë ndodhi me bashkëmoshatarin!

Tmerr në Korçë, vritet 14 vjeçari: Çfarë

Janë zbuluar postimet e bëra nga 14-vjeçari E. Guri në rrjetet sociale, të cilat po hetohen si pjesë e dosjes së ngjarjes së rëndë. Burime policore bëjnë me dije se mes tij dhe viktimës E. Xhenjo kishte pasur një konflikt rreth një vit më parë, për shkaqe të vogla, por që mesa duket kishin lënë gjurmë.

Sipas fotove, shihet se autori i dyshuar i vrasjes së 14 vjeçarit pozon me një armë gjahu çifte dhe sipër tyre vendos një mbishkrim duke u shprehur se “Unë do shfaqem kur nuk ta pret mendja”.

Dy të rinjtë janë takuar rastësisht në një lokal, ku debatet e vjetra janë rikthyer. Sipas hetimeve, edhe autori mbante një shenjë në fytyrë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një goditje me grusht gjatë sherrit të mëparshëm.

Ndërkohë, plagët që ka marrë viktima nga goditjet me thikë kanë qenë fatale, duke i dhënë fund përplasjes në mënyrën më tragjike të mundshme.