Leonardo DiCaprio ka zbuluar "pendesën më të madhe" të karrierës së tij, në një rrëfim të hapur dhe të sinqertë. Aktori 50-vjeçar, fitues i çmimit Oscar, i njohur për rolet e tij në filma të suksesshëm si Titanic dhe The Wolf of Wall Street, ka pranuar se ka një vendim profesional për të cilin është penduar. Në një intervistë për Variety, DiCaprio tregoi se një nga rolet që refuzoi me keqardhje ishte në filmin Boogie Nights, i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson.
Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic.
Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg – një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.
“Do ta them, edhe pse je këtu: pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time”.
“Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”


