KreuCelebrity

“Nuk dukej të kishte instikte nëne”, Halle Berry i kthen "reston" plot ironi ish-bashkëshortit!

“Nuk dukej të kishte instikte nëne”, Halle Berry i kthen


Halle Berry nuk i la pa përgjigje komentet e ish bashkëshortit të saj, David Justice. Më herët, ylli 59-vjeçar i bejsbollit bëri bujë të madhe me deklaratën se ndarja e tyre pas martesës së shkurtër në vitet 1990, ishte ajo pasojë e faktit që ai nuk gjente tek aktorja instikte mëmësore, duke thënë se ajo “as pastronte, e as gatuante”.

Berry bëri një postim të fundit në Instagram, dhe atij i shtoi plot doza ironie shprehjen: 'Uf…! gatim, pastrim dhe prindërim!

Ylli po festonte ditëlindjen e saj të 59-të në tropik, ndërsa pozonte e veshur me bikini të ngushta me fije ari nga Monday Swimwear. Ish-vajza “Bond” dukej sensacionale me belin e ngushtë, këmbët e holla dhe krahët e skalitur.

“Nuk dukej të kishte instikte nëne”, Halle Berry i kthen