Aktori i famshëm Leonardo DiCaprio provoi së fundi në Ibiza se cdo të thotë të jesh “një vdekatar i thjeshtë”. Policia nuk e njohur yllin e Hollivudit, dhe e ndaloi për kontroll së bashku me grupin e tij përpara se të hynin në një festë.
DiCaprio u fotografua duke parë telefonin e tij ndërsa priste radhën për t’u kontrolluar. Në sfond, dëgjohet një grua që thotë: “Po më kontrollojnë me kujdes tani.” Nuk dihet nëse është e dashura e DiCaprio-s, Vittoria Ceretti, e cila ishte me të në Ibiza.
Një burim i tha Page Six se policia nuk ndaloi vetëm DiCaprio-n, siç u raportua fillimisht nga mediat amerikane. “Çdo person u kontrollua dhe u identifikua”, tha burimi, duke shtuar se në festë kishte shumë njerëz të tjerë të famshëm. Policët spanjollë nuk e njohën në fillim, por e lanë të hynte pasi përcaktuan identitetin e tij.
DiCaprio e ka zgjedhur Ibizën si destinacionin e tij të pushimeve verore disa herë vitet e fundit.

