KreuCelebrity

YouTuberi i njohur dhe modelja daneze martohen në një ceremoni madhështore shumë pranë Shqipërisë!

 

YouTuberi i njohur Logan Paul dhe modelja daneze Nina Agdal janë martuar në një ceremoni romantike në liqenin Como, Itali.

Në mesin e të ftuarve ishin vajza e tyre 10-muajshe, Esmé, vëllai i Loganit, Jake Paul, dhe e fejuara e tij, Jutta Leerdam. Jake ndau momente nga dita e veçantë në Instagram Stories, ku shkroi: “Kam qarë vërtet shumë”. Nga pamjet e shpërndara dukej se ceremonia drejtohej nga Mike Majlak, bashkë-prezantuesi i podkastit Impaulsive, i cili qëndronte pranë çiftit mbi një platformë të dekoruar me lule të bardha.

Për ditën e madhe, Logan Paul kishte zgjedhur një xhaketë të bardhë, kravatë të zezë dhe pantallona të zeza, ndërsa Nina Agdal kishte veshur një fustan nusërie elegant, pa rripa, me korse dhe dantellë të hollë.

Dasma në liqenin Como kishte një rëndësi të veçantë për çiftin, pasi pikërisht aty Paul i bëri propozimin për martesë dy vite më parë. Lajmin për fejesën ata e bënë publik më 9 korrik 2023, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

YouTuberi i njohur dhe modelja daneze martohen në një ceremoni