KreuCelebrity

3 libra që mund t'i lexoni këto ditë, sugjeruar nga Bordo!

Diamanti 

Autori: Alfred Peza - Çmimi: 1300 lekë 

Përmes një rrëfimi mjeshtëror që ndërthur realitetin me trillimin letrar, Alfred Peza na çon në një botë që ekziston jo veç në hartat gjeografike, por edhe në thellësitë e shpirtit njerëzor. Autori sjell një histori befasuese, e cila ka fuqinë ta shndërrojë librin në një platformë motivimi për këdo që kërkon një ndryshim rrënjësor në jetën e tij. Në këtë botë ku gjithkush vrapon drejt realizimit të ëndrrës, ajo më e guximshmja, lidhet me përjetësinë. Romani do t’ju befasojë, duke ju treguar sa pranë e keni Diamantin tuaj. 

  3 libra që mund t'i lexoni këto ditë, sugjeruar nga Bordo!

 

 

 

Elena e di 

Autori: Claudia Piñeiro - Çmimi: 1000 lekë 

Shkrimtarja argjentinase Claudia Piñeiro përshkruan historinë e Elenës, e cila niset në kërkim të së vërtetës mbi vdekjen e vajzës së vet Rita. Pasi trupi i saj gjendet i varur në këmbanoren e një kishe, hetimet mbyllen. Nëna e saj, e sëmurë nga Parkinsoni, është e vetmja që mbetet e vendosur për të gjetur fajtorin. Duke rrëfyer një udhëtim të vështirë në periferitë e Buenos Airesit, në kërkim të një gruaje tjetër, Isabelës, me të cilën përmes një bisede dalin sekretet e autoritarizmit dhe hipokrizisë në shoqërinë tonë.  

3 libra që mund t'i lexoni këto ditë, sugjeruar nga Bordo!

 

 

 

Jeta e dikurshme e delfinëve 

Autor: Kirmen Uribe - Çmimi: 1200 lekë 

Tri histori kryqëzohen në faqet e këtij romani: fati i librit të papërfunduar që Edith i kushtoi Rosikës, pacifiste e nominuar disa herë për Çmimin Nobel për Paqen, si dhe marrëdhënia midis këtyre dy grave në gjysmën e parë të shekullit të XX-të; përvojat e një familjeje emigrante baske në Nju-Jorkun e sotëm në sfondin politik dhe social të klimës së stuhishme të epokës Trump dhe kujtimet e miqësisë mes dy vajzave në qytetin e vogël bregdetar, ku tregimtari u rrit mes disa grave revolucionare në vitet '70 dhe '80. 

3 libra që mund t'i lexoni këto ditë, sugjeruar nga Bordo!