KreuCelebrity

Fadil Berisha: Reagimi i amerikanëve kur erdhi nëna me shami dhe babai me plis në kokë në USA...

Fadil Berisha, sot emri i tij është sinonim i suksesit, por edhe i krenarisë shqiptare. Të gjithë e kanë dëgjuar; si artist, si mentor, si dera e hapur për çdo shqiptar që kërkon një shans në Amerikë.

Në fundvitet ’70 në New York, në një apartament të vogël emigrantësh në Bronx, një djalë 9-vjeçar shikonte nga dritarja dritat e qytetit që nuk flinte kurrë. Nuk e dinte ende që një ditë do të fotografonte presidentë amerikanë, yje të Hollivudit dhe do të ishte fotografi i përhershëm i Rolex-it. Ky ishte Fadili.

Së fundmi në një intervistë në podcastin e Mira Kazhanit, Fadil Berisha ka treguar shumë për fëmijërinë e tij, sesi dhimbja, mund të kthehet në sukses. Ai nuk e ka patur në plan të bëhej fotograf, aq më pak i famshëm, por janë disa kryqëzime fatesh në jetë që na tregojnë rrugën. 

 

"Në atë kohë ishin të ndarë të zinjtë dhe të bardhët, nga njëra anë e shinave të trenit ishin të zinjtë nga njëra anë të bardhët, ne na vendosën nga të bardhët dukeshim njerëz normal derisa erdhi mami me shami, babi me plis. Imazhi shumë ndryshe dhe më kapi inati se pse po na kritikojnë na shikojnë me sy poshtë dhe më vinte inat dhe thoja do rritem do t'i bëj shqiptarët e bukur, gjithë bota do t'i dojë"- Fadil Berisha

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRA KAZHANI (@mirakazhanii)