Ka shokuar opinionin publik qëndrimi i vajzës së ish-presidentit Joe Biden, Ashley Biden, e cila përmes rrjeteve sociale akuzoi bashkëshortin e saj, mjekun Howard Krein, për një lidhje jashtëmartesore vetëm një ditë para se të paraqiste kërkesë për divorc pas 13 vitesh martesë. Në InstaStory, ajo postoi një foto të çiftit nga prapa, ndërsa ecnin në trotuar të kapur për dore.
“Burri im dhe e dashura e tij të kapur për dore”, ka shkruar ajo, teksa në sfond, si muzikë kishte vendosur këngën “Another” të Notorious BIG dhe Lil’ Kim, e cila flet për tradhtinë.
Një ditë pas kësaj, 44 vjecarja paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në Filadelfia. Ashley Biden dhe Howard Krein u martuan në qershor të vitit 2012. Ata filluan të dilnin në vitin 2010 pasi u njohën nëpërmjet vëllait të saj, Beau Biden. Dyshja u fejuan në tetor të vitit 2011 dhe ne nje gjest tejet romantik, Krein i propozoi martesë gjatë një perëndimi dielli në Kaliforni.



