KreuCelebrity

"Hoqi prizën..."Bashkëshortja e Elvis Presley-it akuzohet për ndërhyrje në vdekjen e vajzës së saj!


Priscilla Presley, vejusha 80-vjeçare e ikonës së muzikës Elvis Presley, është paditur nga dy ish-partnerë të saj të biznesit për mashtrim, shkelje kontrate dhe ndërhyrje në vendimin për jetën e vajzës së saj, Lisa Marie Presley e cila vdiq në janar 2023.

"Hoqi prizën..."Bashkëshortja e Elvis Presley-it akuzohet

Padia prej 50 milionë dollarësh, e depozituar në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it nga Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko, e akuzon Priscilla-n për një sërë veprimesh të rënda, përfshirë vendimin për të hequr mbështetjen jetësore të Lisa Marie, vetëm pak orë pas shtrimit të saj në spital, në një kohë kur ajo nuk ishte deklaruar ligjërisht e pajetë. Sipas paditësve, vendimi është marrë me qëllim që Priscilla të parandalonte ndryshimet në strukturën e trashëgimisë dhe të rifitonte kontrollin mbi pasurinë e Graceland-it.

Vajza e vetme e legjendës së muzikës ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare nga një atak kardiak, ndërsa mjekët ligjorë e kanë lidhur vdekjen me komplikime nga një ndërhyrje bariatrike. Megjithatë, padia ngre dyshime të reja, duke sugjeruar se Priscilla kishte një motiv për të vepruar në mënyrë të tillë.
Sipas paditësve, Lisa Marie kishte ndërmend ta shkarkonte nënën nga roli i administratores kryesore të fondacionit familjar të sigurimit të jetës. Ata pretendojnë se kur Lisa Marie pësoi arrest kardiak në janar 2023 dhe u dërgua me urgjencë në spital, Priscilla shfrytëzoi situatën. Vetëm disa orë pas shtrimit, sipas padisë, ajo dha lejen për shkëputjen nga aparaturat që e mbanin në jetë, duke vepruar kundër dëshirës së shkruar të vajzës që jeta t’i zgjatej sa më shumë, sipas standardeve mjekësore.