KreuCelebrity

Backstage me Marina Vjollcën! Çfarë nuk u pa në setin fotografik të Bordo...

Backstage me Marina Vjollcën! Çfarë nuk u pa në setinBackstage me Marina Vjollcën! Çfarë nuk u pa në setin

BORDO është një revistë dedikuar 100 përqind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit. BORDO stream është faqja e kanalit zyrtar të BORDO në youtube, ku mund të gjeni intervistat ekskluzive të personazheve të njohur shqiptar, por jo vetëm.

Protagonistja e kopertinës sonë për muajn gusht, Marina Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive në backstage-n e setit fotografik. Marina ka treguar më shumë për idenë, realizimin dhe sa entuziaste ndihej  për këtë bashkëpunim me Bordo.

Marina si shkoi seti, si ndihesh?

"Seti mendoj se shkoi mirë. Pasi pak vështirësi sepse sot deti ishte paksa i trazuar. Por që besoj ia dolëm, tashmë jam e tëra e lagur."

Çfarë të pëlqeu më shumë, çfarë shijove më shumë nga seti?

"Pikë së pari pëlqeva harmoninë, pra një grup fantastik, Bordo me ekipin tim, ishte harmonia perfekte dhe unë dua shumë dhe ngjitem shumë nga energjia e mirë. Kështu që energjia ishte në maksimum, plus deti me dallgët, atmosfera e verës që ne e duam shumë, e shijova pafundësisht të gjithë pjesën."

 

Backstage me Marina Vjollcën! Çfarë nuk u pa në setinBackstage me Marina Vjollcën! Çfarë nuk u pa në setin

Ke më shumë emocione përpara setit apo kur bëhez përzgjedhja e fotove më pas derisa të dalë kopertina?

"Pjesa më e bukur është më pas, pra kur shohim rezultatin, sepse deri tani nuk e kuptojmë fiks se çfarë kemi bërë, pra e kemi vizionin, por kur shohim në post produksion se si ka shkuar e gjitha aty them “Bravo, ia arritëm qëllimit”."

Na trego pak më tepër për look-un sot, për grimin, si t’u duk vetja me këtë stil të propozuar nga Enada At’ Nikolla?

"Mirë e the Enada At’Nikolla nga koka tek këmbët ka propozuat look-un tim dhe unë i besova totalisht në mënyrë të verbër."

Ndërkohë linja kote “Minë”, si po shkon dhe a ke përdorur ndonjë produkt për look-un e sotëm, për pamjen e sotme?

"Për “Minë” jam shumë e lumtur, është një nga ato krenaritë që e kam ndjerë nga gjeneza, nga fillimi i krijimit dhe deri më tani që është duke u zhvilluar dhe duke u rritur. Nëse më shihni jam total Minë Qerpikë, Minë buzë, Minë faqe, Minë laps."

Marina faleminderit!

"Faleminderit ty!"