KreuCelebrity

“Është në gjendje të rëndë”: Familjarët e aktorit Naun Shundi kërkojnë ndihmë!

“Është në gjendje të rëndë”:

Naun Shundi po përballet me një nga sfidat më të vështira të jetës së tij. Shëndeti e ka detyruar të largohet nga skena dhe nga teatri që vetë e ka themeluar dhe që për të ka qenë gjithmonë vetë jeta.

Familjarët e aktorit kanë bërë të ditur se gjendja e tij është rënduar dhe se trajtimi mjekësor në Francë ka kosto shumë të larta, të cilat tashmë nuk arrijnë t’i përballojnë dot.

Në një thirrje publike, ata kanë ndarë numrin e llogarisë bankare, duke u kërkuar miqve, kolegëve dhe publikut që të jenë pranë tyre në këtë moment të vështirë.

Ju falenderojmë nga zemra për mesazhet dhe lutjet tuaja. Naun Shundi po kalon një kohë të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mund të jeni me ne në këtë betejë, duke ndihmuar me aq sa mundeni, do të na jepni forcë që ta fitojmë këtë luftë. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime,” thuhet në reagimin e familjarëve.

Iban: AL9220511289003846CLIDCLALLE

Swift NCBAALTX”