KreuCelebrity

Pippo Baudo dhe fundi i tij i vështirë: "Vdiq vetëm"!

Pippo Baudo dhe fundi i tij i vështirë: "Vdiq vetëm"!

Giorgio Assumma, avokati dhe miku i ngushtë i Pippo Baudos, ka rrefyer gjendjen e shëndetit të legjendës së televizionit italian dhe vuajtjet e tij në ditët e fundit.

“S’mund të themi që vdiq nga një sëmundje e gjatë apo nga një aksident në shtëpi. Pippo u godit nga një dobësim neurologjik në këmbë, që e bëri të kufizuar në lëvizje. Ai shikonte keq dhe përpiqej ta fshehte këtë ndaj meje. Në muajt e fundit qëndroi pothuajse i mbyllur në shtëpi, nuk dilte shumë, përveç rasteve të rralla si festa e Pingitores. Edhe me mua komunikonte më shumë nëpërmjet telefonatave ku i tregoja batuta dhe e dëgjoja të qeshte,” pohoi avokati.

Baudo ishte i trishtuar, ndjente se koha ikte dhe vështirë se mund të ruante vendin e tij në televizion. Njëherë e vetëm e pa të rrëzuar emocionalisht, në vitin 1987, kur presidenti i RAI-t e quajti “nazional-popolare”, cka e preku thellë, shkruan Corriere della Sera. Për shumë vite ai u la mënjanë nga RAI dhe u detyrua të kalonte te Mediaset.

E shoqërova te Berlusconi në Arcore, ku ai komentoi keq programet e RAI-t. Pippo nuk tha asgjë, ishte i heshtur dhe ndjente sikur ishte tradhtuar nga nëna e tij profesionale,” tregon Assumma.

Në bisedat e tyre të fundit, ata flisnin për brezin e ri të prezantuesve që kanë pak shanse për të pasur sukses, ndërsa Baudo kishte ndihmuar shumë prej tyre të ngriheshin. Avokati zbulon se Pippo kishte përzgjedhur si pasardhës të mundshëm Stefano De Martinon, për mënyrën e tij të të folurit dhe lidhjes me publikun.

Pippo ishte njeri i madh kulture dhe patriotizmi, i lidhur thellë me miqësinë dhe familjen. Kishte pak miq të ngushtë, mes tyre Claudio Baglioni, me të cilin ndanë momente të bukura edhe në kohë vështirësish”, rrëfen më tej ai, por kjo nuk e ndaloi megjithate qe pas te gjithë famës dhe lavdisë, te perballej me sfidën më të vështirë: vetminë dhe kalimin e kohës.