Ditëve të fundit Gjesti ka treguar konfliktit që ka pasur me ish-kompanisë së tij të distribuimit muzikor, për të drejtat autoriale dhe kontrollin e kanaleve ku publikohej muzika e tij. Pas akuzave të Gjestit, ka ardhur një reagim i ashpër nga ish-shok i ngushtë i tij, i cili shprehet se këto sjellje të Gjestit janë të zakonshme dhe këto zënka kanë ndodhur edhe më parë me bashkëpunëtorë të tjerë.
Për këto reagime Gjesti, ka publikuar një video në Instagram, ku u është drejtuar atij dhe personave të tjerë që e kanë quajtur shokë dhe tani i kanë kthyer shpinën.
“Përshëndetje,
Rrenc, manipulues, jo falënderues, mosmirënjohës Besart Kelmendi, i ka harru dostat, ua ka futur dostave, unë dostave nuk ia fus, dosta e di kë e kam, dy tre i kam, edhe atyre ju ndihmoj, edhe ata mua, jo në portale, jo me bë të madhe, i kam ndihmuar, edhe nuk më hidhërohen edhe nëse nuk i ndjeki më, se ata janë tamam dosta, nuk dalin tani me thënë jo ky është ashtu, jo kështu.
Unë e kam pasur mundësinë kur kam qenë në Big Brother, me emra me të gjithë, edhe jetën private njerëzve që më kanë bërë keq dhe që kanë qenë me mua, kam mundur edhe jetën private e t’i shkatërroj krejt, edhe pse më kanë bërë 100 të zeza dhe më kanë rrëzuar përtokë, unë kurrë nuk ia kam përmendur emrat, kurrë në jetë. Nuk jam njeri që ia dua të keqen dikujt, edhe pse kam mundur të bëj. Vetëm gjërat e mia i kam treguar, çfarë më ka ndodhur për jetën.
Jeni duke munduar se më keni dosta, keni ngrënë e keni pirë me mua me vjet, ngadalë, qetësohuni.
Dost, ti mua dost, a ke qenë ti me mua kur kam ndenjur me qiri, pa rrymë, jo a ke qenë me mua kur kam ndenjur pa bukë, jo, a ke qenë ti me mua të luftosh për karrierë, jo, a ke qenë ti me mua në probleme, jo, kur unë jam zgjuar në mëngjes e nuk kam pasur asgjë, depresion kur kam qenë, jo, a ke qenë në kohë të pandemisë duke vdekur nga uria, dost, jo s’më ke dost.
Edhe unë mund të them Behgjet Pacollin dost e ma ka futur, po janë rrena.
Edhe për një gjë desha të reagoj, si atje në intervistë kur kam qenë, ju kam treguar, jetën private timen dua të jetoj jashtë mediave, dua të jetoj jetën time, dua të jem njeri normal i thjeshtë, në shtëpi me familjen time, me jetën personale çfarë bëj është problemi jem, nuk dua të sqaroj nëpër media. Unë dua jetën time private.
E fundit për sot, e kuptoj faktin se pa emrin tim nuk ka klikime se flisni andej poshtë lartë, vetëm aty emri im të lexohet se nëse nuk flitet për emrin tem, nuk ec asgjë.
E juve që më përkrahni e nuk më keni lënë në baltë, do e shihni në fund surprizën prej Besart Kelmendit, ju dua më së shumti”.
-
-
Horoskopi ditor, e martë 19 gusht 2025
19 Gusht, 09:23


